Të premten në Prishtinë dritat do të ndizen në mënyrë solemne

Ka filluar ndriçimi i shesheve për festat e fundvitit në Komunën e Prishtinës.

Tashmë në shesh është stolisur dhe bredhi, derisa Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur për Klan Kosova, se ndezja e dritave për festat e fundvitit do të bëhet të premten në mënyrë solemne.

Ngjyrat të cilat dominojnë këtë vit janë e  kuqja, e verdha dhe e bardha derisa kompania e cila ka fituar tenderin për dekorimin e qytetit është ‘’Anea’’.

Kjo kompani ka dhënë ofertën prej 40 mijë eurosh për ta stolisur qytetin ndonëse komuna për këtë punë ka ndaarë 50 mijë euro.

Për më shumë ja dhe pamja gjatë dekorimit dhe stolisjes së bredhit në sheshet e Prishtinës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*