Manchester United vazhdon me fitore

Manchester United ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 18-të të Ligës Premier.

Manchester United triumfoi kundër Sunderlandit me rezultat minimal prej 3:1,transmeton Telegrafi.

Skuadra e Jose Mourinho kaloi në epërsi gjashtë minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Daley Blind shënoi gol në minutën e 39-të të takimit pas një pasimi të saktë të Zlatan Ibrahimovic.

Edhe në pjesën e dytë United shënoi gol, i cili ishte edhe vendimtar për fitoren pasi që në pjesën e dytë edhe skuadra e Sunderlandit kishte raste e saja.

Asistuesi i golit të parë Zlatan Ibrahimovic morri një pasim të saktë prej Paul Pogbas tetë minuta para përfundimit të takimit dhe realizoi gol.

Por, United nuk u ndal me kaq pasi që Henrikh Mkhitaryan shënoi golin e tretë.

Ndërsa golin e fundit në kohën shtesë e shënoi sulmuesi i Sunderlandit, Fabio Borini, i cili edhe vulosi rezultatin për fundimtar, atë fitores së United triumfoi me rezultat 3:0.

Pas kësaj fitore, United mbetet në pozitën e gjashtë të renditjes tabelore, por tani ka 33 pikë. /PodujevaPRESS/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*