Arsene Wenger “Kishim nevojë për këtë fitore”

 Arsene Wenger ka lavdëruar lojtarët pas fitores 1:0 ndaj West Bromwich Albion

Pas dy humbjeve me radhë, Arsenali u është rikthyer fitoreve në Premierligë, duke triumfuar 1:0 ndaj West Bromwich Albion në “Emirates Stadium”. Golin e vetëm e shënoi Olivier Giroud në minutën e 87-të

Kësaj fitore i është gëzuar edhe trajneri, Arsene Wenger, i cili lavdëroi ekipin e tij për paraqitjen ndaj WBA-së,transmeton Express.

“Ne patëm posedim të lartë të topit, shumë gjuajtje në portë dhe na duhej diçka speciale në fund. Ishte harkim special dhe gol special me kokë. E dinim se duhej të fitonim pas dy humbjeve”, ka thënë pas takimit Wenger.

Me fitoren e sotme, Arsenali kalon në kuotën e 37 pikëve, nëntë më pak se lideri Chelsea. /PodujevaPRESS/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*