Batatina “bombardon” Tovërlanin në Facebook (FOTO)

Nuk vonon shumë dhe Tahir Batatina shfrytëzon Facebookun për t’iu kundërpërgjigjur Afrim Tovërlanit të Feronikelit.

Trajneri i skuadrës nga Drenasi, pas fitores 1:0 ndaj Llapit, tha për lojtarët llapjanë se fusha e Drenasit nuk është Banja e Shakovicës, duke iu referuar zhagitjeve të lojtarëve kundërshtarë.

“Të mërkurën e ardhshme Afrim Tovërlani besojë nuk do të mbajë stërvitje, pasi që do të ulet para ekranit televiziv dhe do ta shikon skuadrën e Llapit në ndeshjen për Kupën e Kosovë”, ka shkruar Batatina, raporton Gazeta Olle.

Llapi kishte eliminuar javë më parë Feronikelin, pikërisht në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, derisa të mërkurën luan me Lirinë në çerekfinale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*