Llapi ndëshkon vetveten

Feronikeli e ka mposhtur Llapin, me rezultat 1:0, në derbin e xhiros së 20-të të Superligës

Kampion aktual i Kosovës, Feronikeli ka fituar tre pikë të arta. Ekipi nga Drenasi e ka mposhtur Llapin, me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës.

Fitoren vendasve ua dhuroi lojtari i Llapit, Rron Statovci, i cili në minutën e fundit të ndeshjes shënoi autogol me kokë, shkruan Express.

Pas kësaj fitore, ekipi nga Drenasi ka tubuar 42 pikë, gjashtë më pak sesa Trepça ’89 e cila është e para. Kurse, Llapi mbetet në kuotën e 39 pikëve sa ka edhe Prishtina, shkruan Express.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*