Tovërlani lojtarëve të Llapit: Fusha e Drenasit nuk është Banja e Shakovicës

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani ka thumbuar lojtarët e Llapit, të cilët sipas tij e zhagisnin lojën në fitoren 1:0 të skuadrës së tij.

“Nuk është fat, është përgatitja fizike dhe këmbëngulësia deri në fund. S’po më intereson kush e shënoi golin, apo ishte auto-gol apo çfarë. Është e pamundur se si edhe me Dritën edhe me Llapin po dëmtohemi për penallti, nëse është e qëllimshme më mirë të na tergojnë, të mos shpenzojmë. Fusha e Drenasit nuk është Banja e Shakovicës m’u shtri çdo minut. 89-shi është me meritë në vendin e parë, por ka ende ndeshje sepse do të kemi takime direkte”, tha Tovërlani për Super Sport Kosova, raporton Gazeta Olle.

Feronikeli fitoi 1:0 me autogolin e Statovcit të shënuar në minutën 90.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*