Vetëvendosje del me deklaratë për Murat Jasharin

Asnjë bisedë madje as si ide nuk është përfolur që Murat Jashari të hyj në subjektin politik -Vetëvendosje.

Lajmet që qarkulluan gjatë ditës se ai mund të bëhet pjesë e këtij subjekti për të kandiduar për kryetar të Skenderajt, Vetëvendosje i quan trillime.

Shkodran Hoti nga VV, thotë se lajmi është i pavërtetë dhe trillim i mediave të pushtetit.

Madje sipas tij, ata që u thirrën në burime, kanë bërë manipulime, ngase kjo nuk është diskutuar as edhe brenda subjektit.

“Nuk ka pasur asnjë negociatë në lidhje me këtë çështje me Murat Jasharin. Konsideroj se është keqpërdori i familjes Jashari një lajm i tillë, Vetëvendosje ka respekt të madh për atë familje, por lajmi për negociata me të është komplet trillim”, thotë Hoti për periskopi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*