A po rikthehet “Melja” të “Kafeneja Jonë”? (Foto)

Seriali vendor “Kafeneja Jonë”, pritet që nga fundi i marsit të filloj me episode të reja, kësaj radhe në Rtv21.

Muaj me parë u transmetuan disa episode në internet, ku pamë se pothuajse të gjithë aktorët ishin përsëri pjesë e serialit, pavarësisht se disa prej tyre janë të angazhuar edhe në projekte të tjera televizive.

Por ishte aktori i njohur Naser Rafuna, i cili luante rolin e “Meles”, që nuk u rikthye.

Mungesa e tij skish si mos të vërehej nga shikuesit e serialit të cilët po e duan rikthimin e tij.

Faqja zyrtare e serialit në Instagram, ka bërë një postim, ku thuhet se “Melja” po e shqyrton mundësinë e rikthimit.

I kontaktuar nga Magazina.al, aktori i njohur dhe shumë i dashur nga publiku, Naser Rafuna, ka thënë se këto janë spekulime, ngase ai nuk e ka menduar rikthimin.

Ndryshe ai është i angazhuar në serialin “Çka ka shpija”, serial ky i cili ka arritur një shikueshmëri të lartë.

“E kam rolin bartës të seriali “Çka ka shpija” jam mirë këtu dhe i përkushtuar, përndryshe nuk e kam menduar të rikthehem të “Kafeneja…” mund të jenë vetëm spekulime, ka thënë ai për Magazina.al.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*