Agim Veliu i reagon Thaçit: Ushtria nuk bëhet pa “izen” e ndërkombëtarëve (Video)

Kryetari i komunës së Podujevës njëherësh edhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se deklaratën e Thaçit për formimin e ushtrisë nuk e konsiderojnë si kërcënim ndaj LDK-së, sepse siç tha ai nuk janë kundër transformim të FSK-së në forcë ushtarake, por kjo nuk duhet të bëhet me deklarata pompoze.

Veliu në emisionin Rrokum Roll u shpreh se LDK-ja dhe të gjithë duhet të bashkëpunojnë me SHBA-të dhe NATO-n që të formohet një ushtri që do të jetë e zonja t’i kryejë detyrat e saj në koordinim me mekanizmat ndërkombëtar.“LDK nuk është ulur të diskutojë këtë situatë ende, por mendoj se gjithsesi duhet ecur bashkërisht me SHBA-të dhe NATO-n”, ka thënë Veliu.

“Për LDK-në nuk është e rëndësishme sa ka hekra ushtria, por sa ka përkrahje ndërkombëtare”, ka përfunduar Veliu.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*