Aksident në dalje të Prishtinës (FOTO)

Çaste më parë ka ndodhur një aksident trafiku në dalje të Prishtinës rrugës për Fushë-Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar edhe kolona të gjata të automjeteve që nga dalja e kryeqytetit e deri afër rrethit në Komunën e Fushë Kosovës.

Gazeta Blic bënë me dije se burime nga vendi i ngjarjes raportuan se Policia ende nuk ka arritur aty.

Përveç tollovisë së shkaktuar në trafik, si pasojë e këtij aksidenti, detaje tjera ende nuk dihen.


Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*