Moti, lajme të këqija për orët dhe ditët në vijim në Podujevë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Vranësirat gjatë ditës së shtunë vende-vende do të shoqërohen  me reshje shiu, kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 4 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7-10 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe do të jetë në vlerat e normales me tendencë të ngritjes.

 Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.  /Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*